selami 1 maji simbolizon sakrificen djersen dhe mundin e cdo punetori 626e7b051b080

MPPS: Fillon puna intensive për ligjin e ri të punës

May 11, 2022
1 minut lexim

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nga sot fillon me punë intensive për ligjin e ri për marrëdhëniet e punës, me qëllim që të krijohet ligji i ri sistematik i cili do të përgjigjet në nevojat e një shoqërie bashkëkohore. Nga Ministria presin projekt-versioni të bëhet gati para fillimit të pushimeve vjetore, ndërsa menjëherë pas përfundimit të tyre të hapet një debat i gjerë publik.

“Në përgatitjen e ligjit të ri për marrëdhënie pune, do të marrin pjesë të gjithë faktorët në shoqëri, përfaqësues të punëtorëve, punëdhënësit, Organizata ndërkombëtare e punës, ekspertë nga fusha e punës. Në dialog të hapur me partnerët social, do të punohet në zgjidhje ligjore e cila njëkohësisht do të sigurojë mbrojtje dhe promovim më të madh të të drejtave të punëtorëve dhe nga e cila zgjidhje duhet të jenë të kënaqur edhe punëtorët edhe punëdhënësit”, informojnë nga MPPS.

Ligji i ri për marrëdhënie pune, thonë, do të harmonizohet me standarde ndërkombëtare dhe do ta theksojë vlerën e dialogut social. Për përgatitjen e ligjit, veçanërisht e rëndësishme është mbështetja të cilën Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e merr nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

trendi me i ri unaza me gps per te percjelle partnerin ne cdo moment 627b689abaeff
Story i mëparshëm

Trendi më i ri: Unaza me GPS për të përcjellë partnerin në çdo moment

musk tha se do te lejonte rikthimin e trump ne twitter 627b71366d8ae
Story i radhës

Musk tha se do të lejonte rikthimin e Trump në Twitter

Të fundit nga

Dy persona infektohen me Lijen e majmunit

21 Shkup, 22 maj – Instituti i Shëndetit Publik informoi se sot për herë të parë në vendin tonë janë konfirmuar laboratorikisht dy raste me linë e majmunit(Monkeypox). Nga ISHP njoftojnë se
ShkoLartë