Musk tha se do të lejonte rikthimin e Trump në Twitter

Elon Musk konfirmoi atë që shumë kanë dyshuar prej kohësh, se do të lejojë ish presidentin Amerikan Donald Trump të rikthehet në Twitter.

Në një intervistë për The Financial Times, ai tha se do të rikthente llogarinë e Trump kur marrëveshja e tij të mbyllet.

“Përgjigja ime është se do të anuloja dëbimin e përhershëm,” tha Musk në përgjigje të një pyetjeje nëse do të lejonte rikthimin e ish presidentit.

Edhe pse Musk ka lënë të kuptohet se nuk ishte dakord me vendimin e Twitter për të dëbuar Trump, është hera e parë që e konfirmon vetë se do ta anulonte vendimin.

“Mendoj se dëbimi cenon besimin tek Twitter si një hapësirë kur çdokush mund të shprehë opinionin e tij,” tha Musk. Ai shtoi se dëbimet e përhershme duhet të aplikohen vetëm për llogaritë bot ose spam.

Por Musk tha se llogaritë të cilat përbëjnë problem mund të dënohen me mbyllje të përkohshme ose fshirje të cicërimave individuale. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

MPPS: Fillon puna intensive për ligjin e ri të punës

Story i radhës

Sadiku i kthehet ringut, përfaqëson Kosovën në Kampionatin Botëror të boksit për femra

Të fundit nga