MPJ: Si vend i NATO-s, Maqedonia e Veriut i bën thirrje Rusisë që të tërheqë ushtrinë nga Ukraina

February 24, 2022
min lexim

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut e dënon ashpër vendimin e djeshëm të Kremlinit zyrtar me çka u mundësua intervenimi ushtarak nga ana e forcave ushtarake ruse në Ukrainë. Me veprime ushtarake të paprovokuara dhe të pajustifikuara, Rusia po e shkel rëndë të drejtën ndërkombëtare, Kartën e OKB-së dhe parimet dhe angazhimet e OSBE-së, duke e minuar kështu arkitekturën e sigurisë evropiane, si dhe stabilitetin global, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Maqedonia e Veriut, thuhet në deklaratë, në aleancë me shtetet e tjera anëtare të NATO-s, i bashkohet thirrjes ndaj Rusisë që t’i ndërprejë menjëherë armiqësitë, ta tërheqë ushtrinë e saj nga Ukraina dhe ta respektojë plotësisht integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

Veprime të tilla, thonë nga atje, do të çojnë në mënyrë të pashmangshme në viktima të shumta njerëzore, me pasoja të mëdha për paqen botërore, ekonominë dhe zhvillimin botëror, për të cilat Rusia dhe Moska zyrtare do të jenë plotësisht përgjegjëse.

“Duke e pasur parasysh seriozitetin e situatës dhe thellësinë e shkeljes së rendit ndërkombëtar bazuar në rregulla, Maqedonia e Veriut sot bëri një hap politik duke e sjellur vendimin që t’i bashkohet paketës së re të masave restriktive të BE-së lidhur me situatën në Ukrainë, me rekomandim për t’iu bashkuar të gjitha vendimeve të BE-së për këtë lloj masash restriktive.

Gjithashtu, me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qeveria solli vendim që t’i bashkohet grupit tjetër të masave restriktive nga viti 2014, lidhur me sanksionet e deritanishme të BE-së kundër Federatës Ruse, me çka Republika e Maqedonisë së Veriut plotësisht ose 100% do të harmonizohet me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian. Këto vendime janë në përputhje me angazhimin euroatlantik të vendit dhe janë në përputhje me interesat e tij strategjike dhe shtetërore.

Të gjithë shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe anëtarëve të familjeve të tyre, të cilët ndohen në rajonet e krizës në Ukrainë dhe të cilët do të kërkojnë mbrojtje dhe strehim të përkohshëm, por nuk kanë strehim të tyre në Maqedoninë e Veriut, Ministria e Punëve të Jashtme në koordinim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale do të sigurojë akomodim të përkohshëm në kapacitetet që do t’i sigurojë shteti. I bëjmë thirrje qytetarëve që t’i ndjekin informacionet zyrtare nga institucionet, me qëllim parandalimin e efekteve negative nga lajmet e rreme dhe krijimin e panikës lidhur me situatën e sigurisë dhe atë ekonomike”, shtojnë nga atje.

Ministria e Punëve të Jashtme, thonë nga atje, po monitoron nga afër situatën dhe është në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën tonë në Kiev dhe do të veprojë me sa më shumë përgjegjësi dhe në interesin më të mirë për mbrojtjen e shtetasve tanë në Ukrainë./

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

RMV / Bilanci i 24 orëve me Kovid 19

Story i radhës

Dikur mbështeste Arkanin kundër shqiptarëve të Kosovës, e sot paska fol diçka 

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Në më pak se një muaj, TikTok mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara – dhe fati i një ekonomie krijuese me vlerë miliarda dollarë është tashmë në rrezik. Pse është e

​Drita kampion vjeshtor i Kosovës

Me ndeshje e zhvilluara në fundjavën që sapo ka kaluar është mbyllur zyrtarisht stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani fitoi 0:2 në derbin lokal ndaj Suharekës, kurse Drita me
ShkoLartë