MPJ-Qeverisë: Thuaji “PO” propozimit francez

1 minut lexim

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani tha se duke marrë parasysh konsultimet e deritanishme, Ministria e Punëve të Jashtme do t’i propozojë Qeverisë pranimin e propozimit të Bashkimit Evropian për vazhdimin e integrimit evropian.

Osmani në facebook ka shkruar vazhdon se procesi i konsultimit ndërmjet Qeverisë dhe institucioneve të tjera, grupeve të interesuara dhe publikut të gjerë, pas së cilës Qeveria do të marrë vendimin përfundimtar.

Sipas tij miratimi i këtij propozimi do të nënkuptojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare, fillimin e procesit të skriningut – në thelb, hapjen e negociatave me kapacitet të plotë – dhe menjëherë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shaqiri në ceremoninë e diplomimit në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup: Nëse investoni në njohuritë tuaja, tregu i punës do t’ju gjejë lehtësisht! (VIDEO)

Story i radhës

Astrit Kryeziu garoi në Lojërat Mesdhetare

Të fundit nga