Astrit Kryeziu garoi në Lojërat Mesdhetare

Astrit Kryeziu ka garuar sot në disiplinën 800 metra të atletikës në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Atleti ynë dha maksimumin e tij, duke përfunduar me kohë 1:50.57 minuta.

Renditja e tij ishte vendi 17, ndërsa në baterinë e tij doli i pesti nga shtatë sish.

Koha e tij nuk mjaftoi që të kualifikohet në finale, ku u kualifikuan dy të parët e baterisë së tij.

Të dielën garojnë dy atletët tjerë, Gresa Bakraqi dhe Alaudin Suma.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

MPJ-Qeverisë: Thuaji “PO” propozimit francez

Story i radhës

Këto 6 shenja tregojnë pse nuk e keni gjetur ende dashurinë tuaj

Të fundit nga