MPJ: Nuk ka arsye për përhapjen e gjuhës së urejtjes, nxitjen e tensioneve dhe dhunë

min lexim

Ministria e Punëve të Jashtme i dënon veprimet e dhunshme të disa prej pjesëmarrësve në protestat e mbrëmshme.

“Duke e respektuar të drejtën e të gjithë qytetarëve që në mënyrë të pavarur dhe lirishëm ta shprehin indinjatën apo revoltën e tyre përmes protestës, vlerësojmë se nuk ka arsyetim për përhapjen e gjuhës së urrejtjes, brohoritjen e parullave fyese dhe nxitjen e tensioneve, devijimin drejt dhunës dhe sjelljen e dhunshme ndaj objektit të Ministrisë.

Është jashtëzakonisht e pavend që individë të punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të marrin pjesë në protestat ku goditet me gurë shtëpia e diplomacisë, duke mbajtur madje edhe fjalim të politikës ditore, gjë që paraqet shkelje direkte të Kodeksit të etikës, por edhe përçmim të plotë të profesionit diplomatik. Për këto shkelje të shumta, sipas procedurave të brendshme, Ministria do t’i marrë masat e duhura për mbrojtjen e punonjësve të shtëpisë dhe të profesionit diplomatik.

Do të donim të theksonim se përfaqësuesit e sindikatës janë gjithmonë të përfshirë gjatë vendimmarrjes për të drejtat dhe detyrimet e punonjësve të MPJ-së dhe ashtu si deri më tani, të gjitha komentet konstruktive janë të mirëseardhura dhe merren parasysh.

MPJ i ndjek me vëmendjen e duhur të gjitha pikëpamjet dhe rekomandimet e shprehura që janë pjesë e procesit të gjerë konsultativ dhe paraqesin input thelbësor në krijimin e hapave të ardhshëm të politikës së jashtme”, thuhet mes të tjerash në reagimi e MPJ-së.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjykata Administrative bëhet me objekt të ri, sukses i jashtëzakonshëm i kryetarit Burim Sejdini (VIDEO)

Story i radhës

Formacionet zyrtare Inter Turku – Drita

Të fundit nga