MPJ me non-pejpër për konfliktin në Ukrainë: Të mbizotërojë zëri i arsyes dhe të ndalojnë vuajtjet

March 7, 2022
min lexim

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut, me non-pejpër, ngritë aksion ndërkombëtar qëllimi i të cilit është përmes kontakteve njerëz me njerëz të njoftohet shoqëria ruse me ngjarjet reale në Ukrainë dhe transmetimin e mesazhit se “populli nuk është fajtor për konfliktet e shkaktuara nga liderët e tyre iracional”.

Dokumentin që e publikoi “360 gradë”, dërgohet tek vendet anëtare të OSBE-së të Bashkimit Evropian, por edhe deri tek shtetet tjera të cilat iu bashkuan ose në mënyrë të pavarur vendosën sanksione politike dhe ekonomike për Rusinë. Iniciativa është edhe në funksion të kryesimit të ardhshëm të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në.

“Vendimi i Kremlinit për të luftuar në Ukrainë është në kundërshtim me të gjitha normat themelore ndërkombëtare, të cilat garantojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politike të çdo shteti. Populli i Rusisë duhet të jetë i informuar dhe i vetëdijshëm për këtë agresion të pakuptimtë dhe të pajustifikuar, edhe pse propaganda e qeverisë së tyre është në lëvizje të plotë”, thuhet në dokument.

Ideja është, siç theksohet, në kushte të fushatës dezinformuese në të cilën janë të ekspozuar qytetarët rusë, të vendosen kanale të komunikimit të grupeve të ndryshme të profesionistëve nga Evropa dhe më gjerë me kolegët e tyre nga Rusia.

“Propozojmë që shoqëritë në Evropë dhe më gjerë të jenë më të zhurmshme në komunikim me homologët e tyre në Federatën Ruse, në mënyrë që zëri i arsyes të mbizotërojë. Ndërsa dënohen veprimet e Putinit, duhet bërë e qartë se njerëzit nuk janë fajtorë për konfliktet e shkaktuara nga udhëheqësit e tyre irracionalë. Për më tepër, ata duhet të përballen me të vërtetën rreth sulmeve ndaj ndërtesave civile – banesave, shkollave dhe spitaleve, si dhe viktimave civile, duke përfshirë gra dhe fëmijë”, shkruan në një non-pejpër të MPj-së.

Në dokument vlerësohet se derisa qytetarët e thjeshtë ukrainas po përballen me tmerret e luftës, qytetarët e thjeshtë rusë përballen me fushatë për dezinformata dhe propagandë agresive nga Kremlini, në tentim që të arsyetohet.

Pasojat nga intervenimi i paprovokuar dhe i paarsyeshëm ushtarak i Qeverisë ruse në Ukrainë, në kontekst më të gjerë, theksohet më tej, ndihen në tërë Evropën dhe botën. Të bindur se populli rus nuk do të pajtohet me këtë agresion edhe kur do të përballet me të keqen, tërë bota do të bashkohet.

“Në këtë drejtim, ne mirëpresim gjestin e veprimtarëve të shquar rusë që ngritën zërin kundër luftës. Rusia dhe bota kanë nevojë për më shumë shembuj të tillë. Qëllimi i këtij angazhimi është të bindë popullin e Rusisë se pjesa tjetër e Evropës dhe të tjerët nuk janë armiqtë e tyre. Ne duhet të punojmë së bashku për të ndaluar vuajtjet. Le të sigurojmë popullin rus se duam të rivendosim paqen dhe të vazhdojmë bashkëpunimin tonë bazuar në barazinë, lirinë, drejtësinë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe marrëdhëniet miqësore midis shteteve”, theksohet në non-pejpër.

Në dokument përshëndetet edhe Rezoluta e miratuar kohë më parë e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së për agresionin ndaj Ukrainës, duke e vlerësuar si shembull të shkëlqyer se Rusia është totalisht e izoluar në narativin e tij.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

MPJ me non-pejpër për konfliktin në Ukrainë: Të mbizotërojë zëri i arsyes dhe të ndalojnë vuajtjet

Story i radhës

Grubi për 7 Marsin: Mësuesit janë simbol i shpërndarjes së dijes

Të fundit nga

PSG e interesuar për Victor Osimhen

Raporte nga Franca sugjerojnë se Paris Saint-Germain ka kontaktuar Napolin për të diskutuar mundësinë e transferimit të sulmuesit nigerian, Victor Osimhen, në merkaton e janarit. Sipas RMC Sport, një kërkesë e parë
ShkoLartë