MPJ kazak për vizitë zyrtare, takon Grubin, Osmanin, Xhaferin dhe Pendarovskin

November 1, 2022
1 minut lexim

Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani sot do të jetë nikoqir i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kazakistanit, Muhtar Tleuberdi, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend.

Siç informojnë nga MPJ, në fokus të bisedave do të jenë marrëdhëniet bilaterale, posaçërisht bashkëpunimi multilateral i të dy shteteve, me theks të posaçëm në Organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE), me të cilën do të kryesojë Maqedonia e Veriut pas dy muajve, ndërkaq do të këmbehen mendime edhe për çështje të tjera aktuale në politikën e jashtme.

Në suaza të qëndrimit të tij në Shkup, Tleuberdi pritet të takohet edhe me zëvendëskryeministrin e parë Grubi, presidentin Pendarovski, si dhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ja pse duhet ta mbani një sy mbyllur kur shkoni në tualet gjatë natës!

Story i radhës

VW e ka ndërmend ta ndalojë prodhimin e automjeteve me benzinë ​​dhe naftë në Evropë në vitin 2033

Të fundit nga

ShkoLartë