mpj e maqedonise jep detaje per takimet e grupeve te eksperteve me bullgarine 62069bdad02b9

MPJ e Maqedonisë jep detaje për takimet e grupeve të ekspertëve me Bullgarinë

February 11, 2022
1 minut lexim

Sot në Sofje u mbajt raundi i katërt i bisedimeve të ekspertëve ndërmjet ekipeve të Ministrive të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, të angazhuara në dialogun të ashtuquajtur paketë e çështjeve politike.

Sipas njoftimit të MPJ-së, takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe të hapur dhe u shqyrtuan propozimet e fundit të dërguara vitin e kaluar nga Republika e Maqedonisë së Veriut si përgjigje ndaj propozimeve të palës bullgare të paraqitura në raundin e tretë të konsultimeve të ekspertëve të mbajtur në shtator 2021 në Shkup. Ekipet e Ministrive të Punëve të Jashtme rikonfirmuan angazhimin e tyre për të mbështetur një dialog aktiv që synon gjetjen e zgjidhjeve të pranuara nga të dy anët për temat kryesore të agjendës politike bilaterale.

“Mbajtja e takimit të sotëm është dakorduar mes ministrave të Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska gjatë mbajtjes së seancës së përbashkët ndërqeveritare të dy vendeve më 25 janar 2022. Në frymën e përpjekjeve për të krijuar një dinamikë të re pozitive, bashkërisht u shpreh domosdoshmëria për vazhdimin intensiv të bisedimeve për të ashtuquajturëm paketë e çështjeve politike”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Ata shtojnë se raundi tjetër i bisedimeve të ekspertëve do të mbahet së shpejti në Shkup.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

per kater dite 17 personave ne prizren u konfiskohet patente shoferi 62069a8224fdb
Story i mëparshëm

Për katër ditë, 17 personave në Prizren u konfiskohet patentë shoferi

kur te shihni buqeten e lori hoxhes nuk do ju hyjne kurre ne sy tufa te tjera lulesh 62069c50c1ba9
Story i radhës

Kur të shihni buqetën e Lori Hoxhës, nuk do ju hyjnë kurrë në sy tufa të tjera lulesh

Të fundit nga

Ndahet nga jeta diplomati Shaban Murati

1 Tiranë, 14 shkurt – Sot në orët e para të mëngjesit të 14 shkurtit u nda nga jeta diplomati shqiptar Shaban Murati, në moshën 79-vjeçare. I lindur më 2 shtator 1945,
ShkoLartë