MPJ e Maqedonisë jep detaje për takimet e grupeve të ekspertëve me Bullgarinë

February 11, 2022
1 minut lexim

Sot në Sofje u mbajt raundi i katërt i bisedimeve të ekspertëve ndërmjet ekipeve të Ministrive të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, të angazhuara në dialogun të ashtuquajtur paketë e çështjeve politike.

Sipas njoftimit të MPJ-së, takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe të hapur dhe u shqyrtuan propozimet e fundit të dërguara vitin e kaluar nga Republika e Maqedonisë së Veriut si përgjigje ndaj propozimeve të palës bullgare të paraqitura në raundin e tretë të konsultimeve të ekspertëve të mbajtur në shtator 2021 në Shkup. Ekipet e Ministrive të Punëve të Jashtme rikonfirmuan angazhimin e tyre për të mbështetur një dialog aktiv që synon gjetjen e zgjidhjeve të pranuara nga të dy anët për temat kryesore të agjendës politike bilaterale.

“Mbajtja e takimit të sotëm është dakorduar mes ministrave të Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska gjatë mbajtjes së seancës së përbashkët ndërqeveritare të dy vendeve më 25 janar 2022. Në frymën e përpjekjeve për të krijuar një dinamikë të re pozitive, bashkërisht u shpreh domosdoshmëria për vazhdimin intensiv të bisedimeve për të ashtuquajturëm paketë e çështjeve politike”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Ata shtojnë se raundi tjetër i bisedimeve të ekspertëve do të mbahet së shpejti në Shkup.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Për katër ditë, 17 personave në Prizren u konfiskohet patentë shoferi

Story i radhës

Kur të shihni buqetën e Lori Hoxhës, nuk do ju hyjnë kurrë në sy tufa të tjera lulesh

Të fundit nga

Broja në fushë për 45 minuta

Lajme të mira sa i përket rikuperimit të Armando Brojës! Sulmuesi kuqezi luajti si titullar për ekipin e të rinjve të Evertonit kundër Watford U-21 për 45 minuta në sfidën e Kupës
ShkoLartë