MPB: Të rrejshme të gjitha alarmet për bomba në shkollat në Shkup

1 minut lexim

Pas kontrolleve të kryera, Ministria e Punëve të Brendshme përcaktoi se janë të rrejshme alarmet për mjete të vendosura shpërthyese në nëntë shkolla në Shkup që janë dërguar pasdite tek adresat e tyre elektronike.

Marketing

“Lidhur me denoncimet e sotme nga nëntë shkolla në Shkup pas mesazheve të marra në adresat elektronike me kanosje për mjet të vendosur shpërthyes, është përcaktuar se bëhet fjalë për denoncime të rrejshme. Menjëherë pas denoncimeve të marra, nga nëpunësit policorë janë ndërmarrë masa për evakuimin e sigurt të objekteve, ndërsa më pas janë bërë edhe kontrolle të detajuara për ekipet për kontrolle antiterroriste dhe është përcaktuar se bëhet fjalë për denoncime të rrejshme”, potencohet në kumtesën e Ministrisë.

Story i mëparshëm

Zonja e Parë e Türkiye-s, Emine Erdoğan, votoi për fotografitë më të mira të AA-së

Story i radhës

​IOC: Sanksionet kundër Rusisë dhe Bjellorusisë të mbeten në fuqi

Të fundit nga