MPB: Janë paguar të gjitha kontributet për punonjësit e Ministrisë së Brendshme

min lexim

Ministria e Punëve të Brendshme i kanë quajtur dezinformata njoftimet se një pjese të punonjësve të MPB-së nuk i janë paguar kontributet, përcjell TV21. Nga MPB thonë se bëhet fjalë për një rast individual, për të cilin në bashkëpunim me Fondin Shëndetësisë dhe Drejtorinë e Ardhurave Publike po punohet që sa më shpejtë të zgjidhet.

“Në lidhje me konferencën për shtyp të një prej sindikatave në Ministrinë e Brendshme, informojmë opinionin se për të gjithë punonjësit e MPB-së janë paguar kontributet brenda afateve të përcaktuara me ligj, por është shfaqur problem gjatë paraqitjes së personit të cilit i janë paguar kontributet e sigurim social në mënyrë retroaktive dhe i cili është rikthyer në punë me vendim gjykate pasi i është ndërprerë më herët marrëdhënia e punës. Ministria e Brendshme ka marrë menjëherë masat për zgjidhjen e problemit dhe në koordinim me Fondin e Shëndetësisë dhe DAP, problemi do të tejkalohet në kohë sa më të shpejt. Apelojmë që të mos përhapet dezinformata në opinion”, thonë nga MPB.

Story i mëparshëm

Sot bëhet ekspertizë e re në autostradën ku u aksidentua autobusi i “Besa Trans”

Story i radhës

Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese nuk duhet të krijojnë probleme

Të fundit nga