Policia mëngjesin e sotëm ka hyrë në fabrikën e çelikut “Makstil”, ku po kontrollon tokën dhe disa lëndë të para, për shkak të dyshimeve për krim ekologjik, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
“Zyrtarë policorë nga Njësia për Krim Ekonomik dhe Korrupsion pranë SPB Shkup, pas marrjes së informacioneve operative dhe sigurimit të një urdhri nga prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, po kryejnë kontroll dhe inspektim të mostrave të tokës dhe disa lëndëve të para, për të verifikuar dyshimet për kryerjen e mundshme të një vepre penale nga fusha e krimit ekologjik. Pas përfundimit të plotë të aktiviteteve, do ta informojmë në mënyrë përkatëse opinionin publik”, njoftuan nga MPB-ja për Telma.
Burimi:TV21


