e maili i derguar nga rektori nxit protesta te studenteve para rektoratit 6afee70fb3f73

​E-maili i dërguar nga rektori nxit protesta të studentëve para Rektoratit

November 19, 2026
min lexim

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka protestuar sot para Rektoratit, në shenjë kundërshtimi ndaj emailit të dërguar nga rektori, të cilin studentët e kanë cilësuar si kërcënues.

Kryetari i Parlamentit Studentor, Flon Kastrati, ka thënë se dialogu me rektorin nuk mund të zhvillohet pa tërheqjen e fjalëve dhe kërkimfaljen e tij.

Kastrati: Nuk ka dialog me rektorin pa kërkimfalje

“Dialogu nuk mund të bëhet pa e tërhequr fjalën dhe pa kërkuar falje. Kjo është pika jonë e parë. Nuk mund të lejojmë që problemet me të cilat përballen studentët brenda njësive akademike të mbeten vetëm probleme të atyre njësive akademike. Mbi të gjitha nuk mund të qëndrojmë duarkryq kur kolegët tanë, mantelbardhët e ardhshëm, kërcënohen me ndërprerje të studimeve. Mesazhi i rektorit synonte të frikësonte një njësi akademike, por zgjoi 13 të tjera”, ka deklaruar Kastrati.

Kastrati ka thënë se pakënaqësitë e studentëve nuk kanë lindur me emailin e fundit, por janë grumbulluar ndër vite për shkak të “keqmenaxhimit të zbatimit të rregulloreve dhe marrëveshjeve të pa zbatuara”.

Nuk ka siguri akademike, Kastrati: Pakënaqësitë e studentëve janë grumbulluar me vite

“Email-i i djeshëm nuk ishte arsyeja e vetme e mobilizimit tonë, as deklarata e tij e vonshme dhe e cekët në të cilën nuk kërkoi falje dhe nuk u tërhoq nga qëndrimet e tij. Këtu pakënaqësitë e studentëve nuk kanë lindur dje, por ato janë grumbulluar me vite nga keqmenaxhimi i zbatimit të rregulloreve, nga marrëveshjet e pa mbajtura, nga vendimet që krijojnë pasiguri akademike dhe nga një qasje që nuk i ka hije një drejtuesi prej universitetit më prestigjioz në hapësirën shqiptare”, ka thënë Kastrati.

tudentët e Universitetit të Prishtinës, të mbledhur në protestë para Rektoratit më 19 nëntor 2026, po kundërshtojnë një email të dërguar nga rektori Arben Hajrullahu pas bojkotit të mësimit në Fakultetin e Mjekësisë lidhur me evidentimin përmes QR Code. 

Rektori Hajrullahu paralajmëroi në email se studentët bojkotues në Fakultetin e Mjekësisë rrezikojnë përsëritje të vitit të studimit apo edhe humbje të statusit të studentit, ndërsa për stafin akademik që nuk mban mësim për shkak të bojkotit paralajmëroi masa deri në shkëputje të kontratës.

Parlamenti Studentor dhe përfaqësuesit e studentëve e cilësuan emailin si kërcënim dhe tejkalim të komunikimit institucional.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mpb ja kryen kontrolle ne makstil heton dyshimet per krim ekologjik 6afee6547f525
Lajmi i mëparshëm

MPB-ja kryen kontrolle në “Makstil”, heton dyshimet për krim ekologjik

qeveria injoron kerkesen e pe zhupa kerkon shfuqizimin e ligjit per zonat e mbrojtura 6afee73c54e23
Lajmi i radhës

“Qeveria injoron kërkesën e PE” – Zhupa kërkon shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura

Të fundit nga

ShkoLartë