mpb harmonizim i rroges minimale dhe rritje per 5 ne shtator 6231dc043823e

MPB: Harmonizim i rrogës minimale dhe rritje për 5% në shtator

March 16, 2022
1 minut lexim
Policia 1 8

Ministria e Punëve të Brendshme informon se paga bruto minimale është 26.422,00 denarë dhe e njejta pahguhet në bazë të Ligjit për punë të brendshme dhe Marrëveshjes kolektive.

PR gif

“Paga e të punësuarve në MPB, për vendin më të ulët të punës, në pajtim me sistematizimin e MPB-së, me status të personave të autorizuar dhe nëpunës policorë është mbi pagën minimale të paraparë, që në mënyrë plotësuese do të rritet me rritjen prej 5%, e cila do të fillojë të paguhet nga muaji shtator i vitit 2022.

Për të punësuarit në MPB, të cilëve u paguhet paga sipas Ligjit për marrëdhënie pune është kryer harmonizim me pagën minimale duke filluar nga muaji mars, të gjithë të punësuarit sipas këtij Ligji do të kenë paga të harmonizuara përkatësisht paga të rritura.

Procesi i pagesës së pagave, si dhe të gjitha aktivitetet të cilat zbatohen në MBP, janë pjesë e kontrollimve dhe për këto arsye MPB-ja dhe SPM-ja kërkuan mendim nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale me të cilin mendim është konfirmuar vendosja ligjore e procesit të pagesës së pagave për të punësuarit në MPB. Kjo mënyrë e pagesësë, është në interesin e të punësuarve dhe me komponentën themelore të pagës, vlera e orëve për punë jashtë orarit të punës, punë gjatë natës, fundjavës, festave është më e madhe në krahasim me pagën themelore” thonë nga MPB.

MPB dhe SPM, në periudhën e ardhshme , do të përpiqen për respektim të procesit të miratuar për harmonizimin e pagave në bashkëpunim me Qeverinë dhe Ministria e Financave do të sigurojë mjete për rritjen e mëtutjeshme të pagave për të punësuarit” – thonë nga MPB.

baner eko skuter 3

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

filloristet ne shkolle pa maska kerkon ksi nga qeveria 6231dad592ee5
Story i mëparshëm

Filloristët në shkollë pa maska, kërkon KSI nga Qeveria

sela uroj qe dekreti per uniformat ne gjuhen shqipe te mos kete fatin e ligjit 6231de1a28c16
Story i radhës

Sela: Uroj që dekreti për uniformat në gjuhën shqipe të mos ketë fatin e ligjit

Të fundit nga

Zelensky arrin në Ankara për bisedime me Erdoganin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka arritur në kryeqytetin turk, Ankara, për një seri bisedimesh të rëndësishme me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Kjo vizitë vjen në një moment delikat për situatën
ShkoLartë