MPB hapi zyrë për shërbime administrative/ Letërnjoftimet me emrin e vjetër do të jenë të vlefshme derisa të kenë afat

January 10, 2025
min lexim

Qytetarët e komunës së Zhelinës  dokumentet personale dhe të udhëtimit do të mund t`I nxjerrin në stacionin policor në Grupçin.Pika e fotografimit në territorin e komunës së Zhelinës është lëshuar në përdorim nga Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, kryetari I komunës së Zhelinës  Blerim Sejdiu dhe kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami.

E afrojmë Ministrinë e Punëve të Brendshme tek qytetarët, I ofrojmë ato shërbime që janë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme deri tek secili qytetarë dhe këtë e kemi bërë më herët në komunën e Likovës, në komunën e Jegunocitr, Sarajit, ja edhe në komunën e Zhelinës, në kuadër të stacionit policor në Grupçin, hapim zyrë administrative ku numri i përgjithshëm është rreth 30 mijë së bashku me mërgimtarët tanë, do të kenë mundësi në kuadër të komunës së tyre, më afër shtëpive të tyre që jetojnë këtu, të realizojnë të gjithë ata të drejta që janë në pjesën e fotografimit për letërnjoftime, leje për vozitje, pasaporta, marrjen e tyre, thjeshtë ne tregojmë se është mundur ndryshe nga e kaluara të veprohet” – tha Toshkovski.

Kërkesa për hapjen e kësaj pike daton që nga viti 2018, por është injoruar nga ana epushteve paraprake.Kështu thekoi kryetari I komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu.

Toshkovski,  gjithashtu  foli  edhe për letërnjoftimet me emrin e vjetër kushtetues  ku tha  se do të vlejnë deri në datën e vlefshmërisë dhe nuk ka nevojë të ndryshohen nëse kanë afat. Sipas Toshkovskit, rregulli që vlente për patentë shoferët dhe pasaportat nuk vlen për letërnjoftimet.

“Edhe një herë u bëj thirrje punonjësve të policisë që të kenë parasysh dispozitat që janë të përcaktuara me ligj. Sipas përvojave të bazuara në letërnjoftim të vlefshëm, është absolutisht e mundur të largohemi nga Maqedonia në kuadër të vendeve me të cilat kemi marrëveshje bilaterale me letërnjoftim të vlefshëm. Letërnjoftimi në fjalë mund të bëhet i papërdorshëm nëse shteti e vendos këtë në përputhje me një ligj ose akt. Të gjitha letërnjoftimet e vlefshme do të mund të përdoren në të gjitha vendet me të cilat kemi marrëveshje dypalëshe”.

Pas ndryshimit të emrit kushtetues të shtetit, sipas Marrëveshjes së Prespës, qytetarët kishin detyrimin për të ndryshuar dokumentet e udhëtimit, letërnjoftimetdhe patentë shoferët. /tvklan.mk/

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dua Lipa detyrohet të evakuohet nga Los Angjelosi për shkak të zjarreve masive

Story i radhës

EMV: Ngrohtoret vazhdojnë të funksionojnë me gaz natyror, furnizimi i mazutit është obligim ligjor

Të fundit nga

ShkoLartë