MPB arrestoi personin që kërcënoi Jovevskin

February 2, 2022
1 minut lexim

Në Manastir është arrestuar personi që para dhjetë ditësh i dërgoi letër kërcënuese Prokurorit Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Jovevski, mëson “Slloboden Peçat”, transmeton Portalb.mk.

“Vetëm presim atë momentin e duhur për t’jua marrë jetën. Veproni menjëherë nëse dëshironi të qëndroni gjallë. Ne jemi organizatë terroriste që lufton dhe vret për padrejtësi dhe jemi gjithashtu të gatshëm të vdesim për të”. Kjo është vetëm një pjesë e letrës me kërcënime me jetë të cilën e ka pranuar më 17 janar prokurori publik Joveski. Letra e dërguar nga Posta në Manastir, kërkon lirimin e dy gazetarëve të TV ALFA, Goran Momirovski dhe Dragan Milosavleviq.

Dërguesi u prezantua si organizatë terroriste, e cila ka mbështetje astronomike në të gjithë vendin dhe që do të luftojë dhe mbrojë deri në pikën e fundit gazetarët që përfaqësojnë zërin e popullit.

Prokurori Lubomir Joveski, nga ana tjetër, deklaroi se asnjë kërcënim, përfshirë edhe ky, për jetën, nuk do ta pengojë të punojë profesionalisht dhe me përgjegjësi në zbatimin e ligjeve. Letra, në gjuhën angleze dhe maqedonase, tashmë është dërguar në MPB, ku shqyrtohet përmbajtja dhe personi që ka dërguar dërgesën.

Ndryshe, procedura që është zhvilluar për dy gazetarët është ndërprerë në dhjetor të vitit të kaluar, pasi është konstatuar se nuk ka vend për ndjekje nga ana e Prokurorit Publik.

“Dërgesa me kërcënim është shkruar në gjuhën maqedonase dhe angleze. Kërcënimi ka të bëjë me një lëndë konkrete, për të cilën, procedura është mbyllur dhe miratuar rezolutë me të cilën është ndaluar procedura pasi që është konstatuar se nuk ka vend për veprim prokurorial. Kërcënimi, ashtu siç theksohet në letër, është nga një organizatë terroriste, e cila lufton dhe vret për padrejtësi dhe anëtarët e saj janë të gatshëm të vdesin për qëllimet e organizatës”, thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Smartfonët Google Pixel 6 shitje rekord në fund të 2021

Story i radhës

Nëse dikush do bashkimin e Luginës me Kosovën, të thirren në referendumin 1 dhe 2 marsit 1992

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,
ShkoLartë