MPB: 179 gjoba në Shkup, 50 për tej

1 minut lexim

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar 179 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.

Sipas njoftimit të MPB-së 50 nga gjobat janë për tejkalim të shpejtësisë, 14 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 25 gjoba u janë shqiptuar motoçiklistëve , ndërsa 5 gjoba të tjera këmbësorëve.

Nga MPB-ja njoftojnë se janë shqiptuar dhe 8 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 4 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 4 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur dhe tre gjoba për kalim në të kuqe në semaforë

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Muaji i Filozofisë krimi dhe ndëshkimi

Story i radhës

Bujar Osmani: Sot është dita

Të fundit nga