Mourinho kthehet në San Siro

April 22, 2022
1 minut lexim

Për të dëgjuar zërin e Jose Mourinhos duhet të presim pas ndeshjes Inter-Roma.

Si zakonisht tani para ndeshjes ndaj ish-ekipit të tij, “Special One” vendosi të anulojë konferencën për shtyp. Motivimi është gjithmonë i njëjtë, ruajtja e përqëndrimit në fushë në një vrull të fundit të sezonit që ende mund t’i japë kënaqësi ekipit kryeqytetas.

Vendi i katërt është pesë pikë larg dhe asnjëherë, në këtë pikë të sezonit, zona e Champions nuk ka qënë kaq afër që nga prilli 2019. Claudio Ranieri u ul në stol kur Roma përfundoi sezonin e gjashtë me Interin  vetëm 3 pikë larg.

Pa Zaniolon, i cili mungon për shkak të skualifikimit, Oliveira do të rikthehet në mesin e fushës së bashku me Cristante, Karsdorp dhe Zalewski në krahë dhe Mkhitaryan me Pellegrini pas Abraham. Në mbrojtje Ibanez duket në avantazh ndaj Kumbullës, dhe Mancini me Smalling të cilët plotësojnë treshen e repartit defensiv.

Mou do të përpiqet të thyejë tabun në ish-shtëpinë e tij, pasi nuk ka fituar ndaj Interit dhe Milanit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sony ndjekin hapin e Microsoft, reklamat edhe në lojërat e PlayStation

Story i radhës

Bie zjarr në një supermarket në Himarë, ka vetëm dëme materiale

Të fundit nga

FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Ukraina ka marrë 1.1 miliardë dollarë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat janë para që do të drejtohen për shpenzimet kryesore buxhetore, njoftoi kryeministri ukrainas Denis Shmykhal. Ky është disbursimi i
ShkoLartë