Mourinho feston si i çmendur në Turqi

1 minut lexim

Skuadra e Fenerbahces ka fituar derbin e javës në Superligën e Turqisë ndaj Trabzonsporit me rezultatin 2-3, në një përballje që rezultoi dramatike. 

Fituesi i supersfidës u përcaktua në sekondat e fundit. Kur rezultati ishte 2 me 2, mesfushori Amrabat shënoi një gol në frymën e fundit për t’ia dhënë tri pikë të arta Fenerit. 

Një festë e çmendur u pa nga trajneri Jose Mourinho dhe lojtarët e tij në momentin e shënimit të golit të fitores, teksa pamjet janë duke bërë xhiron e rrjetit.  

Fred dhe Xheko shënuan më herët për Fenerbahçen në minutat 42 dhe 75, ndërkohë që Banza realizoi dopietë për Trabzonsporin në minutat 59 dhe 67. Të dy golat u shënuan nga penalltia.  Goli i fitores u shënua në minutën 90+12 nga Amrabat..

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Përdorimi i 5G në rrjetet gjermane të telefonisë celulare po rritet gjithnjë e më shumë

Story i radhës

Tentativë për kidnapim të një 3-vjeçare, e ëma deklarohet në rrjetet sociale

Të fundit nga