Me mbarimin e pushimit, për shkak të angazhimeve të kombëtareve, te Juventusi mendojnë për sfidën ndaj Empolit.
Një ndeshje plot kurthe, jashtë fushe për bardhezinjtë, të thirrur për rezultat pozitiv dhe gjithashtu testuar disa të rinj në fushë, në funksion të debutimit të tyre në Champions League.
“Tani jemi gati dhe të fokusuar vetëm te ndeshja kundër Empolit, – shpjegoi Thiago Motta në konferencë për shtyp. – Ata po kalojnë një moment pozitiv, dinë të performojnë mirë në fushë. Prandaj, ne duhet të jemi të vendosur dhe të luajmë një ndeshje serioze. Douglas Luiz, startues nga kjo e shtunë? Të shohim, nuk ka asnjë vështirësi me të”.
Si ishin këto ditë në “Continassa”?
Bëmë mjaft mirë, ishin dy javë të shkëlqyera stërvitjeje. Jam i lumtur që shumë mbetën me ne, por edhe ata që ishin në kombëtare luajtën dhe fituan përvojë. U kthyen të gjithë në gjendje të mirë. Jam i lumtur, sepse i kemi pothuajse të gjithë lojtarët në dispozicion.
Si ju duket transferta ndaj Empolit?
Duhet të jemi të vendosur dhe të përqendruar, dhe të luajmë një ndeshje serioze. Jemi mirë dhe të përgatitur.
Një gjykim për Douglas Luiz dhe Koopmeiners…
Ata janë dy lojtarë të mëdhenj, si shumë të tjerë që kemi në skuadër. Le të shohim se cili do të startojë ndaj Empolit. Jemi me fat që kemi shumë lojtarë të fortë. Pengesat e Douglas? Nuk ka asnjë vështirësi.
Burimi: botasot.info