luftetari i koshares nese serbia sulmon ndodh bashkimi kombetar 66e4321eb2a7f

Luftëtari i Koshares: Nëse Serbia sulmon, ndodh bashkimi kombëtar

September 13, 2024
1 minut lexim

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, në adresimin e sotëm të paralajmëruar për opinionin serb në ora 18:00 do të sqarojë se çka po ndodhë në Kosovë dhe për atë se çka do të ndërmarrë Serbia ndaj këtyre ngjarjeve, deklaroi kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq.

Vesel Aruqi, ish-luftëtar, deklaroi se nëse Serbia ia mësyn Kosovës për të hyrë në luftë, do të ndodhë bashkimi kombëtar.

“Besa qe paska ardh kismeti që shqiptarët ta bëjnë bashkimin kombëtar.

Dhe Serbia nuk ka me ekzistu hiç nëse provon të hyjë në luftë, ka me qenë e copëtuar se ajo është një Rusi e vogël dhe ka për t’i humbur udha s’ka për të qenë as shtet në veti”, deklaroi Aruqi.

Tutje ai shtoi se Serbia, e cila ka bërë krime në Bosnje, Kroaci e Kosovë do të duhej të ishte në bankën e zezë dhe se edhe bota e di se çfarë krimesh kanë bërë serbët, por nuk e thonë hapur.

MARKETING

RENT A CAR

motta douglas luiz dhe koopmeiners dy lojtare te medhenj 66e42fc8003b4
Story i mëparshëm

Motta: Douglas Luiz dhe Koopmeiners, dy lojtarë të mëdhenj

kryeministri bullgar gllavcev nuk kemi cfare te rinegociojme me maqedonine e veriut 66e43223b6e1f
Story i radhës

Kryeministri bullgar Gllavçev: Nuk kemi çfarë të rinegociojmë me Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga

ShkoLartë