Mesfushori i Kroacisë dhe Romës, Ante Coric ka kurorëzuar në martesë lidhjen e dashurisë me shqiptaren Sara Prenga.
Prej vitesh në një lidhje, çifti ka organizuar një mbrëmje të veçantë në Zagreb, duke kërcyer edhe me flamujt e shteteve respektive.
Sara Prenga, bashkëshortja e Coric është motra e Herdi Prengës, futbollistit të Kombëtares që luan me Kisvarda në Hungari.
Edhe i ati i Sarës është një emër i njohur në futbollin shqiptar, pasi Besnik Prenga ka luajtur me Partizanin, ndërsa si trajner ka drejtuar Laçin.