Mot kryesisht i vranët do të mbajë në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat minimale do të zbresin nga -12 deri në -7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga -2 deri në 2 gradë Celsius.
Në qytete, temperaturat minimale do të jenë rreth -10°C në Mitrovicë, Prishtinë, Pejë dhe Malishevë, -11°C në Podujevë, Ferizaj, Gjilan dhe Kamenicë, -8°C në Istog, -9°C në Junik, -7°C në Gjakovë dhe Prizren, ndërsa më ftohtë pritet në Dragash me -12°C.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 1°C në shumicën e zonave, 2°C në Gjakovë, Prizren dhe Malishevë, ndërsa në Dragash do të mbeten nën zero, rreth -2°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi të lehtë deri mesatare prej 1 deri në 5 metra në sekondë, duke krijuar ndjesi më të theksuar të të ftohtit, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes.
Burimi: botasot.info


