Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se sot pritet të mbajë mot me vranësira të pjesshme dhe intervale me diell.
Sipas parashikimeve, në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime të mëdha.
“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.
Era do ta mbajë drejtimin e njëjtë nga verilindja, shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 4 m/s.”, është bërë e ditur nga instituti.