Moti për këtë javë, kaq do të shkojnë temperaturat

min lexim

Gjatë kësaj jave vendi ynë do të mbetet kryesisht nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Pas një shtytje të fuqishme dhe të përkohshme nga i nxehti afrikan gjatë së dielës, ku temperaturat arritën deri në 36°C në shkallë vendi, dita e sotme po mbanë disi më e freskët, sidomos në Rrafshin e Kosovës, për shkak të depërtimit të masave më të ftohta ajrore që vijnë nga veriu i kontinentit.

Megjithatë, në pjesën e Rrafshit të Dukagjinit temperaturat do të mbesin më të larta.

Moti po mbanë me diell e vranësira të pakta, të cilat më të përqëndruara do të mbesin në jug dhe perëndim të vendit, ku mund të sjellin edhe ndonjë reshje të izoluar shiu.

Nga dita e martë e deri të enjten, do të mbajë mot me diell, mirëpo temperaturat do të mbesin paksa më të ulëta në rang vendi, përpara se ato të shënojnë ngritje nga dita e enjte.

Edhe dita e premte do të mbetet mjaft e nxehtë, fillimisht me diell, ndërsa gjatë ditës priten vranësira të pjesshme, të cilat pritet të sjellin edhe ndonjë rrebesh e shkarkesa rrufesh në zona të caktuara.

Ndryshimi më i madh i motit parashihet të arrijë në fundjavë, ku pritet mot me diell e vranësira, ndërsa lokalisht priten rrebeshe shiu e shkarkesa rrufesh, kjo si pasojë e depërtimit të masave të lagështa dhe pak më të freskëta.

Në aspektin termik, nuk është se do të kemi ndonjë ulje të ndjeshme të temperaturave, përpos në ato zona ku priten të reshura, e që do të jetë e përkohshme.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, sidomos në fundjavë, me shpejtësi prej 17-60 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 36 apo 37°C. Vlerat më të ulëta maksimale parashihet të jenë të martën, ndërsa ato më të larta maksimale të premten. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ekonomia suedeze tkurret 0.8 për qind

Story i radhës

Ish-gardiani i Realit përfundon te Monza

Të fundit nga