moti mbi vendin tone 627f3aa1e5a3d

Moti mbi vendin tonë

May 14, 2022
1 minut lexim

Prishtina Weather ka njoftuar se sot do të jetë më freskët dhe me shtëngata shiu. Nga nesër pritet të ketë më shumë diell.

Fundjava parashihet të sjell përkeqësim të motit, me rënie të temperaturës, me kushte për zhvillime të shtrëngatave me shi qysh nga orët e para të ditës.  Ditën e diel e të hënë do të ketë më shumë diell, por se mbeten ende kushte që përreth viseve malore të ketë zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Të martën parashihet mot kryesisht me diell, ndërsa në mbrëmje vije sërish te përkeqësim i motit me zhvillime të rrebesheve me bubullima.  Ditën e mërkurë mbetet mot jostabil, me vransira, diell, dhe kushte për rrebeshe me bubullima.

Përgjatë fundjavës ndotja e ajrit mbetet e ulët me indeks të cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe të mira.

14.05 – Mot jostabil, me vransira e diell. Që nga orët e paraditës priten kushte për zhvillime të shtrëngatave me shi.

15.05 – Në mëngjes viseve të ulëta vransira të ulëta ose kushte për mjegull.  Ditën më shumë diell. Përreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

16.05 – Kryesisht me diell.

17.05 – Më ngrohtë, kryesisht me diell gjatë ditës. Më vonë në mbrëmje mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.

18.05 – Mot i ndryshueshëm, me vransira, diell, e ditën edhe me rrebeshe shiu dhe bubullima.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 10C e 14C, ndërsa maksimalet të shtunën zbresin edhe deri në 23C, me tendencë të rritjes deri të martën në 28C.

Era frynë e lehtë dhe mesatare nga veriu 3-10m/s, e të hënën nga jugperëndimi.

Shtypja atmosferike me një tendencë të rritjes së lehtë mbi vlera normale.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

bisedimet per evakuimin e mariupolit jane shume komplekse 627f332957d0f
Story i mëparshëm

“Bisedimet për evakuimin e Mariupolit janë shumë komplekse”

me shume se 700 mije ukrainas kane ikur ne gjermani 627f3b9a22e2a
Story i radhës

Më shumë se 700 mijë ukrainas kanë ikur në Gjermani

Të fundit nga

BMW zbulon M2 CS të shumëpritur

BMW më në fund “ka hequr perdet” nga M2 CS e shumëpritur. Kompania tregoi imazhet e para të veturës përpara një zbulimi të plotë që pritet javën e ardhshme. Ndërsa BMW ende
ShkoLartë