“Bisedimet për evakuimin e Mariupolit janë shumë komplekse”

Presidenti i Ukrainës mbajti fjalimin e tij të zakonshëm natën vonë më herët dhe foli për një sërë temash duke përfshirë situatën në Mariupol, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Marrja e qytetit port në jug është kyç për qëllimet e luftës së Moskës – ai është i pozicionuar strategjikisht dhe kështu ushtria ruse e ka bombarduar atë për muaj të tërë.

Mbrojtësit e fundit të qytetit janë strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal dhe Zelensky tha se një “numër i madh” i të plagosurve duhej të evakuoheshin.

“Negociatat shumë komplekse janë duke u zhvilluar për fazën tjetër të misionit të evakuimit – largimin e të plagosurve rëndë [dhe] mjekëve,” tha ai.

“Ne po bëjmë gjithçka për të evakuuar të gjithë të tjerët, secilin nga mbrojtësit tanë,” tha Zelensky.

Ai shtoi se Kievi po përdorte “ndërmjetësues me ndikim” në negociata, por nuk dha detaje të mëtejshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Horoskopi 14 Maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Story i radhës

Moti mbi vendin tonë

Të fundit nga