moti i vranet me reshje te herepashershme shiu 6ae8449564121

Moti i vranët me reshje të herëpashershme shiu

November 2, 2026
1 minut lexim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu, të cilat lokalisht do të jenë më të dendura, me mbi 15 litra shi për metër katror.

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verilindor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 11 gradë, ndërsa maksimalet nga 12 deri në 17 gradë Celsius.

Në Shkup pritet mot kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme shiu dhe erë të lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë në 7 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 16 gradë Celsius.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), moti i vranët dhe më i freskët me reshje shiu do të vazhdojë edhe nesër. Lokalisht priten reshje më të dendura, me mbi 20 litra shi për metër katror, veçanërisht gjatë ditës së nesërme.

Nga e mërkura deri në fillim të fundjavës, moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i thatë, me vranësira të ndryshueshme, të cilat gradualisht do të pakësohen drejt së shtunës. Era do të fryjë nga drejtimi verior, ndërsa do të jetë më e theksuar përgjatë luginës së Vardarit.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aty ku eshte levica nuk jane shqiptaret vlen reagon pas zgjedhjeve ne bervenice 6ae7f0903bce5
Lajmi i mëparshëm

“Aty ku është Levica, nuk janë shqiptarët”, VLEN reagon pas zgjedhjeve në Bërvenicë

arrestohet nje person ne viti per dhune psikike ndaj dy familjareve 6ae8452041fc1
Lajmi i radhës

Arrestohet një person në Viti për dhunë psikike ndaj dy familjarëve

Të fundit nga

Trazira nga Zürichu në Tiranë: Gen Z ndez Evropën

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në disa vende njëkohësisht. Përplasje me policinë, plaçkitje dyqanesh dhe bomba molotov u
ShkoLartë