aty ku eshte levica nuk jane shqiptaret vlen reagon pas zgjedhjeve ne bervenice 6ae7f0903bce5

“Aty ku është Levica, nuk janë shqiptarët”, VLEN reagon pas zgjedhjeve në Bërvenicë

November 2, 2026
1 minut lexim

VLEN i është drejtuar VMRO-DPMNE-së pas zgjedhjeve në Bërvenicë, duke kundërshtuar përpjekjet për të barazuar votën shqiptare me atë të Levicës dhe LSDM-së, si dhe pretendimet se votat u përkasin partive politike.

Në kumtesën e saj, VLEN thekson se zgjedhjet u zhvilluan në një proces të lirë dhe demokratik, ndërsa vullneti i qytetarëve duhet të respektohet pavarësisht përkatësisë politike apo etnike.

“Asnjë parti politike nuk i kontrollon votat dhe nuk mund të pretendojë pronësinë mbi to. Votat u përkasin qytetarëve, të cilët janë të lirë të vendosin se kujt do t’ia besojnë mbështetjen e tyre”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Duke iu referuar thirrjeve për votim etnik në bashkëpunim me LSDM-në dhe Levicën, VLEN vlerëson se një qasje e tillë bie ndesh me pretendimet për ndërtimin e një modeli qytetar dhe gjithëpërfshirës.

“Një model qytetar nuk mund të ndërtohet duke bërë thirrje për votim etnik bashkë me LSDM e Levicën. Sepse, aty ku është Levica nuk janë shqiptarët!”, thekson VLEN.

Sipas VLEN-it, në një shoqëri me diversitet etnik, thirrjet e tilla mund të prodhojnë reagime të kundërta, të nxisin polarizimin dhe të thellojnë ndarjet etnike.

Në fund, VLEN ka falënderuar qytetarët që morën pjesë në procesin zgjedhor dhe shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trazira nga zurichu ne tirane gen z ndez evropen 6ae7d4a019d45
Lajmi i mëparshëm

Trazira nga Zürichu në Tiranë: Gen Z ndez Evropën

Të fundit nga

Trazira nga Zürichu në Tiranë: Gen Z ndez Evropën

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në disa vende njëkohësisht. Përplasje me policinë, plaçkitje dyqanesh dhe bomba molotov u
ShkoLartë