Një person është arrestuar në Viti, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy personave, një gruaje dhe një burri. Me rekomandim të specialistit, i dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor nën mbikëqyrjen e policisë.
Rasti ka ndodhur më 31 tetor, rreth orës 16:00.
Sipas raportit policor, i dyshuari kosovar është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy viktimave, një femër dhe një mashkull kosovar.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, me rekomandim të specialistit, i dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor, nën mbikëqyrjen e policisë.
Burimi: botasot.info


