Moti i ngrohtë dhe kursimi na shpëtuan nga importi i energjisë elektrike të shtrenjtë, ngrohtoret për provë do punojnë me naftë

November 3, 2022
min lexim

Gjatë muajit tetor dhe javës së parë të nëntorit si rezultat i rritjes së prodhimit të energjisë elektrike nga kapacitetet energjetike vendore, kursimit të energjisë elektrike nga qytetarët dhe institucionet dhe motit të ngrohtë gjatë kësaj periudhe janë kursyer miliona euro. Sh.A. EMV planifikon të fillojë importin e energjisë elektrike nga jashtë me çmim prej 215 euro për megavat orë për periudhën nga 7 deri më 13 nëntor, por edhe këto sasi që do blihen do jenë nën sasitë e parashikuara paraprakisht.

Drejtori i Sh.A. ESM, Vasko Kovaçevski informoi sot se për muajin tetor Sh.A. ESM ka paraparë blerjen e 49.600 megavat orëve energji elektrike për plotësimin e nevojave të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël që janë në tregun e rregulluar të energjisë elektrike, por në realitet nuk është importuar aspak energji elektrike për shkak të rritjes së prodhimit të energjisë elektrike nga termocentralet në vend, kursimeve të energjisë elektrike nga qytetarët dhe institucionet dhe moti i ngrohtë, e kështu janë kursyer rreth 10.5 milionë euro.

Për 15 ditët e para të nëntorit, thotë Kovaçevski, ishte paraparë të blihen 72.000 megavat orë energji elektrike, por në javën e parë të nëntorit nuk do të blihen fare dhe do të ketë blerje për periudhën nga 7 deri më 13 nëntor, gjithsej 16800 megavat orë për të cilat Sh.A ESM do paguajë një çmim prej 215 euro për megavat, pra për importin e energjisë elektrike për tregun e rregulluar do të paguhen rreth 3.6 milionë euro. Kështu arrihet një kursim i 4.2 milionë eurove për një javë, për shkak se Sh.A. ESM nuk do të blejë të gjithë sasinë e planifikuar të energjisë elektrike për gjysmën e parë të nëntorit.

Sh.A. ESM i ka siguruar sasitë e nevojshme të gazit natyror për prodhimin e energjisë për ngrohtoret e Shkupit për periudhën nga 1 deri më 15 nëntor dhe bashkë me energjinë termike që do duhet të merret nga TE-TO do kënaqen plotësisht nevojat për energji termike në Shkup, thotë Kovaçevski.

Për të siguruar furnizim me ngrohje për qytetarët e Shkupit, ngrohtoret e Shkupit në periudhën pas 15 nëntorit do të hyjnë në një periudhë testimi gjatë së cilës do bëhet testimi i sistemit për të parë se si do të funksionojë me naftë. Drejtori i Sh.A. ESM thotë naftë ka në rezervat shtetërore në vendin tonë.

„Një krizë e këtillë do mund të menaxhohet më lehtë nëse nuk kemi furnizim me gaz natyror. Sistemi duhet testuar për të parë se si funksionon me naftë”, thotë drejtori Vasko Kovaçevski.

Kalimi nga prodhimi me gaz natyror në atë me naftë do zgjasë jo më shumë se 24 orë, por kjo nuk do të thotë se qytetarët e Shkupit do mbesin pa energji termike. Ndryshimi i energjensit në fillim do bëhet tek njëra ngrohtore, pastaj edhe tek e dyta. Megjithatë, pjesa më e madhe e energjisë termike për qytetarët në Shkup në vazhdimësi do fitohet nga termocentrali i kombinuar TE-TO, kështu që përdoruesit nuk do të mbeten pa ngrohje dhe nuk do të ketë furnizim të reduktuar të energjisë termike.

„Ngrohtoret do të duhet të punojnë me naftë për të paktën 10 ditë në mënyrë që të mund të bëhet monitorimi i parametrave dhe të testohet i gjithë sistemi i ngrohtoreve, sepse në të dy ngrohtoret janë instaluar 10 pompa me moderne për naftë.”, tha Kovaçevski, dhe shtoi se nafta është më ekologjike se mazuti i cili në të kaluarën përdorej për prodhimin e energjisë termike nga të dy ngrohtoret.

Burimi: portalb.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovaçevski për marrëveshjet për bashkëpunim rajonal: Samiti i Procesit të Berlinit ka rëndësi historike

Story i radhës

Kosova U19 mëson kundërshtarët për kualifikimet e Euro 2023 

Të fundit nga

ShkoLartë