Moti i ligë shkaktoi disa dëme në qytetin e Shkupit

July 28, 2022
1 minut lexim

Pas stuhisë së fortë që goditi gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut pasditen e djeshme, në qytetin e Shkupit u shkaktuan disa dëme materiale.

Komuna e Aerodromit pësoi disa nga dëmet më të mëdha.

Kryetari i komunës, Timço Mutsunski së bashku me shërbimet komunale kanë dalë në terren dhe kanë vizituar banorët që kanë pësuar më shumë dëme nga moti.

“Qytetarët mund të jenë të sigurt se kanë një partner të vërtetë në Bashkinë e Aeroportit dhe shërbimet tona punojnë me të gjitha palët e interesuara për të riparuar sa më shpejt dëmet. Qëndrojmë në terren për aq kohë sa është e nevojshme dhe derisa të largohen të gjitha rreziqet për qytetarët”, thanë dje nga Komuna e Aerodromit.

Banorët në rrjetet sociale, kanë paralajmëruar se kanalet e kanalizimeve janë mbushur me ujë pas reshjeve, se ka pemë dhe degë të shkulura dhe stuhia ka dëmtuar fasadën e një ndërtese si dhe ka rrëzuar disa semaforë.

Në koordinim me Qendrën për Menaxhim me Kriza autoritetet kanë dalë menjëherë në terren për riparimin e dëmeve për të mos rrezikuar sigurinë e qytetarëve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Taksistët në Shkup do t’i ndryshojnë çmimet, në funksion tre tarifa të reja

Story i radhës

Vritet reperi i njohur, pesë minuta para vrasjes bëri këtë postim

Të fundit nga

Trump po përgatit një takim me Putinin

A do të ndodhë gjithçka shumë shpejt? Donald Trump (74) edhe pse zyrtarisht merr detyrën si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara më 20 janar, tashmë po planifikon takimin e tij

Granit Xhaka paralajmëron atë që pak kush e pret

Ylli nga Kosova, Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës dhe futbollist i kampionit gjerman, Bayer Leveerkuseni, ka paralajmëruar pensionimin e tij nga kombëtarja.  “Si kapiten po mendon publikisht për herë të
ShkoLartë