Moti i ligë me rebeshe shiu, breshër dhe bubullinë ka shkaktuar dëme edhe në komunën e Çairit. Kryetari i komunës Visar Ganiu bën të ditur se ekipet komunale menjëherë kanë dalë në terren dhe tanimë disa orë pa ndërprerë po punojnë për sanimin e dëmeve. Postimi i plotë: Të nderuar bashkëqytetarë, pas motit të ligë dhe reshjeve të vrullshme të shiut që kapluan gjithë rajonin e Shkupit, përfshirë edhe Komunën e Çairit, ekipet tona komunale menjëherë kanë dalë në terren dhe tanimë disa orë pa ndërprerë po punojnë për sanimin e dëmeve ngado që po paraqitet nevoja. Bashkë me Shoqatën e Zjarrfikësve Vullnetarë “Bajram Miftari” që funksionon në kuadër të Komunës së Çairit, punëtorët e Komunës së Çairit, ekipet e specializuara të Qytetit të Shkupit- “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, “Higjiena Komunale, “Parqet dhe gjelbërimet” dhe në koordinim të vazhdueshëm me ta, po bëjmë intervenime nëpër shtëpitë e vërshuara, po mënjanohen drunj të rrëzuar dhe pastrohen pusetat aty ku paraqitet nevoja. Njëkohësisht deri tani kemi pranuar edhe telefonata nga qytetarë tanë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe ju kemi mundësuar depërtim sa më të lehtë të ekipeve emërgjente medicinale deri te ata. Po ashtu informojmë se edhe një pjesë e Komunës së Çairit pas motit të ligë është pa energji elektrike, por se ekipet e EVN-së me të cilët jemi në kontakt të vazhdueshëm janë duke punuar për mënjanimin e defektit të largëpërçuesit.
Njëkohësisht dëshiroj të falënderoj qytetarët e zakonshëm, grupin e tifozëve Shvercerat, vullnetarët, ekipet e Komunës së Çairit, ekipet e specializuara të Qytetit të Shkupit që janë për disa orë në terren dhe po ndihmojnë me gjithë forcat të tejkalojmë të gjitha vështirësitë dhe dëmet e shkaktuara nga moti i ligë i ditës së sotme. https://www.facebook.com/100044097353170/posts/pfbid0JtHTXRSZRAyLS7htQTeVkrRo5ycSaduju8F5SUKAm9ceWfanswXAAZoe1Qv5NiuXl/
Të fundit nga
Një superkompjuter i Opta-s ka parashikuar renditjen përfundimtare të Premier League dhe tifozët e Arsenalit dhe
Gjatë ditës, Instituti GAP i ka publikuar të dhënat e komunave në raport me përmbushjen e
Sulmohet presidenti i FFM-së Muamed Sejdini Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini, është
Dhimbja dhe infeksioni i veshit janë të zakonshme, veçanërisht tek fëmijët e vegjël. Ato shoqërohen me
Kush dominohet nga ndjenja e tepruar e xhelozisë vuan dhe bën të vuajë edhe partnerin, ndaj