Moti i keq përfshin Elbasanin/ Disa njësi në errësirë – ja gjendja e akseve rrugore

April 3, 2022
1 minut lexim

Moti i keq dhe i paqëndrueshëm ka prekur edhe Qarkun e Elbasanit, ku disa zona janë përfshirë nga reshje të shumta shiu ndërsa në ato malore ka pasur edhe dëborë.

Por mësohet se akset rrugore nacionale janë të hapura për qarkullimin e automjeteve.

Në disa segmente Elbasan-Qafe Thanë, Librazhd-Stërblevë si dhe Gramsh-Moglicë ka pasur prani inertesh por pa problem për lëvizjen e makinave.

Aksi rrugor Stëblevë-Klenjë ka prezencë të dëborës por deri më tani automjetet qarkullojnë normalisht. Moti i keq ka shkaktuar probleme për furnizimin me energji në Njësinë Administrative të Treganit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kompleksi i Partizanit drejt hapjes

Story i radhës

LSDM: Me masat kundër krizës, faturat mujore për qytetarët janë ulur për 4.000 denarë

Të fundit nga

ShkoLartë