Një stuhi e madhe ka goditur mbrëmë pas orës 19:00 qytetin e Dellçevës.
Për momentin një numër i rrugëve të qytetit janë të përmbytura.
Dellçeva për një kohë të shkurtër ka mbetur pa energji elektrike, ndërsa komunikacioni në autostradën A3 zhvillohet në kushte të vështira.
Shtyllat e prishura, reklamat dhe tabelat e ndezura, si dhe pllakat, oxhaqet dhe panelet diellore të prishura janë regjistruar në disa lokacione.
Dëmet më të mëdha janë regjistruar në vendbanimin Dellçevë e re, ku janë përmbytur edhe bodrumet e qytetarëve.