E ardhmja e Ronaldos

Man United ka konfirmuar zyrtarisht se Cristiano Ronaldo nuk është në shitje. “Djajtë e Kuq” e kanë në planet e tyre pesë herë fituesin e Topit të Artë, me trajnerin Ten Hag që e sheh portugezin si një pikë kyçe për të ardhmen.

Zërat për largimin e 37 vjeçarit nga Old Trafford u shtuan ditët e fundit dhe një opsion ishte dhe rikthimi i tij në skudrën e Juventusit. Pasi “Zonja Vjetër” riktheu në skuadër Paul Pogba, vetë Ronaldo e dëshironte një rikthim në Allianz Stadium për t’u bashkuar me ish-shokët e tij të skuadrës.

Portugezi u përfol edhe për një kalim të mundshëm te Bayer Munchen në rast të një largimi të Robert Lewandowski drejt Barcelonës por vetë drejtori sportiv i bavarezëve i ka hedhur poshtë zërat për një kalim të mundshëm të 37 vjeçarit në Allianz Arena.

Vetë agjenti i lojtarit Jorge Mendes ka qenë i angazhuar për ta transferuar Cristiano Ronaldon në një ekip tjetër, pasi portugezi nuk është i kënaqur me filozofinë e trajnerit holandez. Në sezonin e fundit ish lojtari i Juventusit bëri paraqitje tepër te mira në aspekin personal por Djajtë e Kuq arritën vetëm vendin e gjashtë në renditje.

Ronaldo luajti 30 ndeshje në Premier League sezonin e kaluar duke arritur të shënonte 18 gola dhe duke shërbyer 3 asist për shokët e skuadrës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Moti i keq në orët e mbrëmjes në Dellçevë, qyteti pa rrymë dhe me shumë dëme

Story i radhës

Ujë me racion – do të jetë kjo e ardhmja?

Të fundit nga