moti i keq ministria e mbrojtjes nga pasditja priten reshje te shumta 691c4492aa106

Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nga pasditja priten reshje të shumta

November 18, 2025
1 minut lexim

Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një deklaratë për shtyp mbi situatën e motit në vend. Sipas saj, situata “paraqitet kryesisht e qetë, me reshje me intensitet të ulët deri mesatare dhe pa probleme serioze në nivel kombëtar”.



“Në qarkun e Shkodrës, reshjet intensive që ranë dje, pasdite dëmtuan segmentin rrugor Breg Lumi–Theth, ku 9 persona dhe 5 mjete mbetën të bllokuar. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave bashkiake, Policisë së Shtetit dhe efektivëve të FA, personat u evakuuan me sukses. Rruga mbetet e bllokuar dhe po pastrohet nga inertet, me mbështetjen e 10 efektivëve të FA”, lexohet në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndërkohë, në bashkinë Fushë Arrëz janë raportuar ndërprerje të energjisë për shkak të erës së forte; Në qarkun e Lezhës, në aksin Lezhë–Shëngjin është rrëzuar një pemë, e cila ka dëmtuar linjat elektrike dhe ndërprerë energjinë. Në rrugën Lezhë–Balldren ka prezencë inertesh dhe forcat operacionale po punojnë për pastrimin e saj; Në qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika nga moti.

“Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në 24 orët e ardhshme priten reshje të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të intensifikohen në formë shtrëngatash. Nga pasditja deri në orët e para të mëngjesit, reshje të shumta priten edhe në Lezhë, Durrës dhe Tiranë, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Parashikohet mjegull dhe shikueshmëri e reduktuar në zona luginore”, shton deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

polonia ne faze para lufte gjenerali polak rusia po intensifikon operacionet sabotuese dhe sulmet kibernetike 691c418998d21
Lajmi i mëparshëm

Polonia në fazë para-lufte, gjenerali polak: Rusia po intensifikon operacionet sabotuese dhe sulmet kibernetike

maduro sulmi ndaj venezueles do te ishte fundi per trump 691c45c31a2ce
Lajmi i radhës

Maduro: Sulmi ndaj Venezuelës do të ishte fundi për Trump

Të fundit nga

Pas Trump, Putin do të vizitojë Kinën

Presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë Kinën shumë shpejt dhe përgatitjet për udhëtimin kanë përfunduar tashmë, ka thënë të enjten zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Putin dhe presidenti kinez, Xi Jinping,
ShkoLartë