moti i keq greqia turqia india dhe pakistani goditen nga stuhi e permbytje shkaterruese 6a64bfb09880e

Moti i keq/ Greqia, Turqia, India dhe Pakistani goditen nga stuhi e përmbytje shkatërruese

July 25, 2026
1 minut lexim

Një stuhi e fuqishme përfshiu Greqinë, duke shkaktuar dëme dhe ndërprerje të shumta, veçanërisht në Athinë dhe Pire.

Erërat e forta dhe breshëri rrëzuan pemë, ndërsa skelat e një kantieri ndërtimi u shembën, duke bllokuar qarkullimin. Reshjet e dendura shkaktuan përmbytje në disa akse rrugore, ndërsa linjat e tramvajit në Pire u ndërprenë pasi u dëmtuan kabllot e energjisë.

Deri në mbrëmje, shërbimi zjarrfikës kishte marrë mbi 150 thirrje për ndihmë, kryesisht për pemë të rrëzuara, përmbytje dhe objekte të rrezikshme. Moti i keq goditi edhe Turqinë, ku reshjet e rrëmbyeshme përmbytën kryeqytetin Ankara. Dhjetëra rrugë u mbuluan nga uji, automjete u morën nga rrjedha ose mbetën të zhytura, ndërsa ekipet e emergjencës ndërhynë për të shpëtuar drejtues mjetesh dhe banorë të bllokuar.

Situata mbetet kritike edhe në Azinë Jugore. Në Indi, reshjet e dendura të musonit kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa shtete, duke detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre dhe duke dëmtuar infrastrukturën rrugore. Edhe Pakistani vijon të përballet me pasoja të rënda nga shirat e musonit.

Përmbytjet kanë përfshirë zona të tëra, kanë shkatërruar banesa dhe toka bujqësore, ndërsa autoritetet po vazhdojnë operacionet e shpëtimit dhe evakuimit në rajonet më të prekura.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

samiti i unesco butrinti berati e gjirokastra vleresohen ne sesionin e forumit global ne korene e jugut 6a64bf4facae1
Lajmi i mëparshëm

Samiti i UNESCO/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut

callum turner rikthehet ne xhirime pas dasmes me dua lipen 6a64c07ba10c8
Lajmi i radhës

Callum Turner rikthehet në xhirime pas dasmës me Dua Lipën

Të fundit nga

ShkoLartë