samiti i unesco butrinti berati e gjirokastra vleresohen ne sesionin e forumit global ne korene e jugut 6a64bf4facae1

Samiti i UNESCO/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut

July 25, 2026
1 minut lexim

Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, forumi më i rëndësishëm global për mbrojtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë botërore, zhvilloi javën që lamë pas sesionin e 48-të në Busan të Koresë së Jugut.

Mbi 3 mijë delegatë dhe ekspertë nga 196 Shtete Palë të Konventës së Trashëgimisë Botërore u mblodhën për të diskutuar politikat dhe masat për ruajtjen e pasurive kulturore dhe natyrore me Vlerë Universale të Jashtëzakonshme.

Komitti miratoi zgjerimin e madh të zonave të sheshta të baticës dhe zbaticës në Kore, katër rajone bregdetare kyçe për të forcuar mbrojtjen e shpendëve shtegtarë dhe jetës detare të rrezikuara.

Të premten, Komiteti votoi pro për të shtuar sitin arkeologjik të Sebastia-s në Bregun Perëndimor verior dhe pesë fortesa në rajonin Jabal Amel të Libanit jugor në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Vendimi u mor sipas një procedure emergjente, me arsyetimin se vendet po prekeshin nga konfliktet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme. Palestinezët e cilësuan një arritje kombëtare, ndërsa izraelitët reaguan ashpër duke e përshkruar vendimin si “armatim politik të trashëgimisë kulturore” dhe një përpjekje për të shfrytëzuar UNESCO-n për qëllime diplomatike.

Punimeve të Komitetit iu bashkua delegacioni shqiptar, që mori vlerësimi për dokumentet e reja teknike dhe strategjike për Parkunb e Butrintit, forcimin e bashkëpunimit me komunitetin lokal, su shpreh nga Koreja Zëvendësministrja Lira Pipa.

“Vlerësim mori edhe puna për Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës, ku u njoh progresi në avancimin e Planit të Integruar të Menaxhimit, forcimin e koordinimit institucional dhe ndërmarrjen e masave për ruajtjen afatgjatë të këtyre pasurive me rëndësi të jashtëzakonshme”, u shpreh zv.ministrja e Turizmit, Kulturës dhe Sportit Lira Pipa.

Shqipëria prezantoi masat edhe për mbrojtjen e kësaj Liqenit të Ohrit, përfshirë shpalljen e Gadishullit të Linit si Ansambël Arkitektonik Urban.

Pjesëmarrja në këtë sesion forcon bashkëpunimin ndërkombëtar dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e natyrore të Shqipërisë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

paunoviqi vazhdon me deklarata skandaloze hyseni jep mesazh te forte 6a64beed83f01
Lajmi i mëparshëm

Paunoviqi vazhdon me deklarata skandaloze, Hyseni jep mesazh të fortë

moti i keq greqia turqia india dhe pakistani goditen nga stuhi e permbytje shkaterruese 6a64bfb09880e
Lajmi i radhës

Moti i keq/ Greqia, Turqia, India dhe Pakistani goditen nga stuhi e përmbytje shkatërruese

Të fundit nga

ShkoLartë