Aktori britanik Callum Turner i është rikthyer punës pas një periudhe të mbushur me festime, pas dasmës me këngëtaren shqiptare me famë botërore Dua Lipa në Sicili dhe muajit të mjaltit në Itali.
36-vjeçari është fotografuar në New Jersey gjatë xhirimeve të filmit të ri horror “Possession”, ku interpreton krah aktores Margaret Qualley.
Turner u shfaq në set me një veshje të errët, pantallona të zeza dhe një bluzë gri me njolla gjaku artificial, ndërsa Qualley u pa me një fustan të gjatë ngjyrë vjollcë.

Dy aktorët realizuan disa skena dramatike, duke dhënë pamje nga atmosfera e tensionuar e filmit.
“Possession” është një ribërje e filmit klasik horror të vitit 1981 dhe drejtohet nga Parker Finn, regjisori i njohur si krijuesi i serisë së suksesshme “Smile”. Filmi pritet të publikohet gjatë vitit të ardhshëm.

Burimi: botasot.info


