Mot i ligë: Breshër dhe rreshje të rrëmbyeshme të shiut (VIDEO)

May 28, 2022
1 minut lexim

Breshër i fortë ka rënë pasditen e sotme në Ohër. Janë zbardhur trotoaret, por temperatura ka mbetur mbi 25 gradë, raporton KlanMacedoni.

Breshër me madhësi të lajthisë rreth 10 minuta ka rënë pasditen e sotme në Ohër.

Për kohë të shkurtër u zbardhën trotoaret, ndërsa grumbujt me akull u mblodhën në qoshet e ndërtesave. Ky shitës i frutave në bregun e liqenit shumë shpejt i mblodhi produktet e tij.

-Do të këtë dëme të produkteve bujqësore.

-Të cilave produkte?

-Të qershive, dredhëzave, groshës dhe kulturave të tjera.

-A keni ju të mbjella?

-Po, kam, por nuk e di a ka rënë në Strugë.

Njeriu tjetër, në biçikletë?

-Shumë, shumë dëm.

-Çfarë dëmi?

-I kopshtarisë.

-Kokra shumë të mëdha.

-Po, nuk ka mbetur asgjë, nuk do të ketë për të ngrënë.

Për mysafirët në Ohër siç duket shiu dhe breshëri nuk ishin befasi e madhe sepse moti i keq u paralajmërua. Temperatura nuk ra, kështu që ecja këmbëzbathur për këta dy të rinj ishte interesante.

Reshje të breshërit janë shënuar edhe në Rajonin e Manastirit. Nëpër rrjetet sociale qytetarët publikojnë pamje të motit të lig…

Mot I ngjashëm është shënuar edhe në Rajonin e Tetovës. Pamjet tregojnë rrugë të përmbytura pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut në orët e pasditës…

YouTube video

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Grubi: Bujar Nishani do të mbetet i paharrueshëm për kontributin e dhënë në drejtim të avancimit të çështjes kombëtare

Story i radhës

Dëmtohet rruga që lidh fshatin Shipkovic dhe Brodec (FOTO)

Të fundit nga

ShkoLartë