mot i keq ne itali shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat ne disa qytete 6ae861da2d0aa

Mot i keq në Itali, shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

November 2, 2026
1 minut lexim

Reshjet e dendura të shiut dhe rreziku i përmbytjeve kanë vënë në gatishmëri disa zona të Italisë. Autoritetet kanë shpallur alarm portokalli për motin e keq, ndërsa në disa qytete janë marrë masa emergjente, përfshirë mbylljen e shkollave, parqeve dhe ambienteve publike.

Departamenti i Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim me autoritetet rajonale, ka lëshuar një paralajmërim të ri për përkeqësimin e kushteve atmosferike, duke kërkuar gatishmëri të shtuar në zonat e prekura.

Ndërkohë, niveli i alarmit të verdhë është në fuqi në rajonet e Kalabrisë, Kampanias, Molises, Abrucos dhe Siçilisë, raporton agjencia italiane e lajmeve ADN Kronos.

Për shkak të reshjeve intensive të parashikuara, disa bashki në rajonin e Pulias kanë vendosur të marrin masa parandaluese për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Shkollat janë mbyllur në disa qytete, përfshirë San Severon, në provincën e Foggias, si dhe në Leçe dhe Brindisi.

Në Barleta, autoritetet kanë njoftuar se rrugët kryesore, ato periferike dhe nënkalimet do të monitorohen vazhdimisht për shkak të rrezikut të përmbytjeve. Në rast se situata përkeqësohet, këto segmente do të mbyllen për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Ndërkohë, Bashkia e Leçes ka urdhëruar mbylljen e varrezave komunale, selisë së bashkisë dhe parqeve publike gjatë periudhës së alarmit. Gjithashtu, është pezulluar aktiviteti i disa tregjeve.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë kushteve të pafavorshme atmosferike.

Qytetarëve u rekomandohet të shmangin parqet dhe zonat me pemë, të mos kalojnë nëpër nënkalime të përmbytura dhe të tregojnë kujdes të veçantë gjatë stuhive.

Situata meteorologjike po ndiqet nga afër nga autoritetet, të cilat kanë paralajmëruar se masat kufizuese mund të vijojnë në varësi të intensitetit të reshjeve dhe zhvillimit të situatës në terren.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

berisha paraqitet per masen detyrim paraqitjeje akuzon spak po amniston krimin elektoral 6ae8619cc55b4
Lajmi i mëparshëm

Berisha paraqitet për masën “detyrim paraqitjeje”, akuzon SPAK: Po amniston krimin elektoral

goditje e re ndaj alta group ne rajon filipce kerkon reagim urgjent nga autoritetet e maqedonise 6ae8622f8dd9e
Lajmi i radhës

Goditje e re ndaj “ALTA GROUP” në rajon: Filipçe kërkon reagim urgjent nga autoritetet e Maqedonisë!

Të fundit nga

ShkoLartë