goditje e re ndaj alta group ne rajon filipce kerkon reagim urgjent nga autoritetet e maqedonise 6ae8622f8dd9e

Goditje e re ndaj “ALTA GROUP” në rajon: Filipçe kërkon reagim urgjent nga autoritetet e Maqedonisë!

November 2, 2026
1 minut lexim
fil

Pas vendimit të Bankës Qendrore të Malit të Zi për t’ia hequr licencën e shërbimeve të pagesave kompanisë “Alta Pay Group”, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, kërkon reagim urgjent nga institucionet kompetente në Maqedoninë e Veriut.

Vendimi në Mal të Zi vjen pas heqjes së licencës së “Alta Banka” në Serbi, duke shtuar shqetësimet për veprimtarinë e grupit financiar në rajon.

Autoritetet malazeze sqaruan se licenca është revokuar pasi u konstatua se kompania nuk i përmbushte më kushtet ligjore për ofrimin e shërbimeve të pagesave. Njëkohësisht, theksuan se vendimi nuk rrezikon stabilitetin financiar të vendit.

Zhvillimet e fundit kanë vënë në qendër të vëmendjes edhe veprimtarinë e grupit në Maqedoninë e Veriut, ku Filipçe kërkon që institucionet të veprojnë pa vonesa.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mot i keq ne itali shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat ne disa qytete 6ae861da2d0aa
Lajmi i mëparshëm

Mot i keq në Itali, shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

alba vukaj mahnit me paraqitjen e fundit shfaqet me nje fustan me shkelqim 6ae86231df88f
Lajmi i radhës

Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e fundit, shfaqet me një fustan me shkëlqim

Të fundit nga

ShkoLartë