Prishtina Weather ka njoftuar se në fundjavë në Kosovë do të mbajë mot dimëror, me reshje shiu dhe bore.
Të shtunën në orët e mbrëmjes sipas njoftimit pritet që të ketë reshje shiu të përziera me borë.
Mot pothuajse i ngjashëm parashihet të mbajë edhe të dielën.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 e 0C, e maksimalet zbresin në 5C e 7C, ditën e shtunë, e në fillim të javës së ardhshme edhe deri në 0C e 1C.
Njoftimi i plotë:
Në fundjavë rikthehet moti dimëror, më ftohtë, me erë veriore dhe reshje shiu e bore ditën e diel. Reshjet e borës vazhdojnë herë pas here edhe në fillim të javës.
25.02.2022 – Moti i ftohtë dimëror, parashihet të rikthehet në ditët e fundjavës, pas një periudhe relativisht të butë këtyre javëve të fundit. Ditën e shtunë vransirat fillojnë të shtohen, e ditën e diel priten të reshura të përziera shiu e bore, që më pas me rënie të temperaturës shndërrohen në reshje bore. Vetëm në vise kodrinoro-malore reshjet do të jenë të borës.
Në ditët e para të javës së ardhshme, mu në kalimin në pranverën meteorologjike, do të mbajë mot më i ftohtë, kryesisht me vransira, e herë pas here edhe me reshje lokale bore. Ky ndryshim i motit edhe do të shoqërohet me erëra të ftohta veriore. Të mërkurën mbrëma vransirat fillojnë të shpërndahen.
Moti më dinamik, mundëson qarkullim më të mirë ajror, që edhe mbanë ndotësit të shpërndarë. Indeksi i cilësisë së ajrit në diët e fundjavës do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme, por edhe të mira.
26.02 – Më ftohtë. Vransirat shtohen gjatë ditës. Vonë në mbrëmje vende-vende priten mundësi për riga shiu apo të përziera edhe me reshje të dobëta bore. Në vise malore borë.
27.02 – Ftohtë, kryesisht vranët, me reshje shiu dhe bore, që në mbrëmje shndërrohen në borë.
28.02 – Kryesisht vranët e ftohtë. Pasdite vende-vende me mundësi për reshje të dobëta bore.
1.03 – Ftohtë, kryesisht me vransira. Përreth viseve malore mundësi për reshje të dobëta bore.
2.03 – Mbetet ftohtë ftohtë, kryesisht me vransira, e ditën edhe intervale me diell. Në mbrëmje kthjellime.
Temperaturat me tendencë të rënies, minimalet luhaten ndërmjet -3 e 0C, e maksimalet zbresin në 5C e 7C, ditën e shtunë, e në fillim të javës së ardhshme edhe deri në 0C e 1C.
Erërat do të fryjnë mesatare dhe të fuqishme nga verilindja me shpejtësi prej 6-14m/s.
Shtypja atmosferike luhatet në vlera mbi normale.
Temperaturat