“Mospjesëmarrja ishte rekord”/ Basha: Bandat e ‘non grata’ kërcënuan komisionerët e PD në Vorë, gati paditë në SPAK

March 7, 2022
1 minut lexim

Duke folur për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se pjesëmarrja ishte shumë e ulët, kjo sipas tij, për shkak se, nuk ka ndryshuar asgjë nga 25 prilli.

Basha deklaroi se PD ka kallëzuar në SPAK tre bashki, Shkodrën, Dibrën dhe Rrogozhinën, si dhe një KZAZ në Vorë, për mospërmbushje të detyrave.

Kemi marrë dy javë më parë një hap përpara, duke detyruar krimin e korrupsionin për reformën zgjedhore, që t’i japë shqiptarëve një sistem politik që i përfaqëson ata, i mbron ata dhe jep llogari para tyre. Ky nuk është rasti sot. Sot kemi një sistem të vënë në shërbim të një grushti politikanësh, që i pasuron ata dhe varfëron qytetarët.

Nuk ka shqiptar që nuk e kupton që 6 marsi nuk është normalitet, por është anormalitet i një anormaliteti. Asnjë nuk ka ndryshuar nga 25 prilli, madje problemet janë thelluar. Me mospjesëmarrje të madhe, me numër rekord të ulët votuesish, ky është fakt tashmë që qytetarët e braktisën procesin zgjedhor, pasi nuk kishte asnjë garanci shtesë. Madje ikën dhe garancitë formale, ku PD ju mohuan komisionerët.

Aleanca e ‘non gratave’ kërcënoi, bashkë me bandat në Vorë, komisionerët vendas. Ne kemi dërguar në SPAK tre denoncime, për Shkodrën, Dibrën e Rrogozhinën, si dhe kemi kallëzuar KZAZ e Vorës për mospërmbushje të detyrave. Një pjesë e mospjesëmarrjes i takon opozitës, PD, na takon neve. Një reflektim të thellë sa i takon analizës sonë të brendshme, që ka nisur, nevojës për t’u shkëputur totalisht nga e shkuara, nevojës për të dëgjuar njerëzit”, u shpreh Basha.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kodi i gjuhës është ADN-ja e një kombi

Story i radhës

Ukraina ka pranuar gati 20 mijë raketa antitank dhe kundërajror deri më tani

Të fundit nga

ShkoLartë