Ukraina ka pranuar gati 20 mijë raketa antitank dhe kundërajror deri më tani

Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e tjerë të NATO-s i kanë dërguar Ukrainës deri më tani 17,000 raketa antitank dhe 2,000 raketa anti-ajrore Stinger, tha një zyrtar i lartë amerikan për CNN.

Sapo filloi pushtimi i Rusisë, 14 vende kanë dërguar ndihmë sigurie në Ukrainë, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Disa prej të cilëve rrallë kishin dërguar pajisje të tilla të konsiderueshme më parë, tha një zyrtar i lartë i Departamentit të Mbrojtjes për CNN.

“Shumica dërrmuese” e një pakete prej 350 milionë dollarësh të ndihmës për sigurinë amerikane tashmë është dorëzuar në Ukrainë, sipas zyrtarit, vetëm një javë pasi u miratua zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë./BOTASOT

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Mospjesëmarrja ishte rekord”/ Basha: Bandat e ‘non grata’ kërcënuan komisionerët e PD në Vorë, gati paditë në SPAK

Story i radhës

Pesë shenjat më të ruajtura të zodiakut, sipas një astrologu

Të fundit nga