Guvernatori i vendosur nga Rusia në Kherson ka akuzuar Kievin se qëndron pas bombardimeve që vranë të paktën 10 persona më herët të shtunën, përcjell Bota sot.
“Ky është një provokim i neveritshëm me qëllim të qartë për të fajësuar forcat e armatosura ruse”, shkroi Volodymyr Saldo në Telegram.
Rusia kontrollon shumicën, por jo të gjithë rajonin Kherson. Qyteti i Khersonit u rimor nga forcat ukrainase në nëntor në një goditje të madhe për ushtrinë ruse.
Ndihmësi presidencial ukrainas Kyrylo Tymoshenko tha se sulmi erdhi nga një raketë e shumëfishtë grad.