Zelensky: Qytetarët rusë duhet të kuptojnë qartë se terrori nuk mbetet kurrë pa përgjigje

Presidenti i Ulrainës, Volodymyr Zelensky në deklaratën e tij të së premtes iu ka kërkuar popullsisë ukrainase që “të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të kujdesen për njëri-tjetrin”

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, në të premten e 23 dhjetorit ka përdorur fjalimin e tij për të paralajmëruar popullsinë ukrainase “që të mos bëhen të vetëkënaqur gjatë sezonit të festave”.

“Ju lutem mbani mend se kush po lufton kundër nesh. Në sezonin e ardhshëm të festave, terroristët rusë mund të bëhen sërish më aktivë. Ata përçmojnë vlerat e krishtera dhe të gjitha vlerat tjera”, ka theksuar presidenti ukrainas.

Lideri ukrainas iu ka kërkuar popullsisë ukrainase që “të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të kujdesen për njëri-tjetrin”.

Këtë deklaratë presidenti Zelensky e ka përfunduar në gjuhën ruse duke thënë se “Edhe një gjë: qytetarët rusë duhet të kuptojnë qartë se terrori nuk mbetet kurrë pa përgjigje”, raporton CNN.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Don Lush Gjergji: Ibrahim Rugova për mua është i gjallë, komunikoj vazhdimisht për çdo ditë me të…

Story i radhës

Moska fajëson forcat pro-Kiev për sulmin në Kherson

Të fundit nga