Mosçertifikimin e Listës Serbe/ Ish-ushtaraku e quan të drejtë – “Godet” PDK-në dhe LDK-në: Edhe njëherë treguat…

December 25, 2024
1 minut lexim

Lista Serbe nuk është certifiluar nga KQZ për në zgjedhjet e 9 shkurtit 2024.

LDK dhe PDK kanë lëshuar sallën kur është votuar në lidhje me këtë çështje.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar se Lista Serbe është e angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenim të rendit kushtetues, ka thënë kabineti i Presidencës në disa përgjigje për REL.

Ish-ushtaraku, Muharrem Maralusha, ka thënë se moscertifkimi i Listës Serbe është vendim i drejtë.

Sipas tij, LDK dhe PDK treaguan edhe njëhere fytyrën e vërtetë, duke thënë se kundërshtimji opozitar është i pakuptueshëm dhe se drejton ujin tek mullinjët e Serbisë.

“Lista Serbe është ombrella për të gjitha grupet terroriste në Kosovë, si ato në veri dhe ato në jug. Parandaj, moslejimi nha KQZ që Lista Serbe të mos lejohet me marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurti ka qenë një venidm i drejtë dhe i logjikshëm.

Kundërshtimi i këtij vendimi nga opozita është i pakuptueshëm dhe anti-kombëtar që e drejton ujin te mullinjët e Serbisë. Marre për LDK dhe PDK, dhe njëherë treguat ngjyrën e vërtetë”, thotë ai për “Bota sot”.

Kujtojmë, se Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje për këtë vendim dhe kanë bërë thirrje që procesi i certifikimit të bëhet mbi baza të standardeve ligjore dhe procedurave në përputhje me ligjet, dhe jo në bazë shqyrtimesh politike.

Kurse, vet Lista Serbe është ankuar në PZAP.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka konfirmuar se ka pranuar ankesë nga Lista Serbe për moscertifikim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Ju njoftojmë se kemi pranuar një ankesë nga subjekti politik Lista Serbe dhe PZAP brenda afatit ligjor do të vendosë”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Spiropali uron Krishtlindjet: Nga toleranca fetare duhet të mësojmë të gjithë, sidomos ne politikanët

Të fundit nga

ShkoLartë